Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka deklaruar se anulimi i fluturimeve në ardhje në Aeroportin e Prishtinës ka ndodhur pasi që pilotët e atyre aeroplanëve nuk kanë qenë të certifikuar për përdorim të sistemit avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb.
Ai ka thënë se të gjithë avionët me pilotë të certifikuar kanë aterruar me sukses.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar”,
.Ai ka thënë se 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar në ardhje.