Arbëri

Aliu njofton se ka filluar pastrimi i shtretërve të lumenjve të Kosovës

Pastrimi i lumenjve

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri Liburn Aliu ka treguar se cilët lumenj do të pastrohen fillimisht.

“Fillon puna për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës. Lumenjtë që do të pastrohen fillimisht janë: Lumi Nerodime – Kaçanik; Lumi Toplluha, Velezha – Prizren; Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri; Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan; Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj; Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan; Lumi Kamenica – Novobërd; Lumi Ibër – Leposaviq. Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!” – ka shkruar Aliu. “Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar ministri Liburn Aliu.