Arbëri

Aliçkaj: Lobi shqiptar në SHBA ka qenë i dyti më i forti

Agim Aliçkaj

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka deklaruar se lobi shqiptari ishte i dyti më i madh në SHBA, pas lobit hebre.

Ai ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se situata në kohën e luftës ishte ndryshe pasi tha se masakrat serbe dhe dokumentimi i tyre ndikonin te kongresistët.

“Ne kemi qenë lobi i dytë pas lobit hebre më i fortë në SHBA, por situata ka ndërruar. Ne i kishim fëmijët e masakruar dhe i merrnim nga Koha Ditore fotografitë e njerëzve të masakruar. Kur shkonim në takim me senatorë dhe kongresistë, lobimin e kemi bërë në Kongres. Shtëpia e Bardhë gjithmonë ka interesa dhe duhet bërë presion e me SHBA-në duhet punuar gjithmonë”, ka thënë Aliçkaj.

Ai ka shtuar se nëpërmjet pamjeve ishtë më lehtë të lobohej pro Kosovës, derisa shtoi se e tërë veprimtaria në SHBA bëhej në baza vullnetare.


Aliçkaj: Po të ishte veriu nën kontrollin serb, Trump sot do t'i bënte presion Kosovës

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka thënë se po që se veriu i vendit do të ishte nën kontrollin e Serbisë, presidenti amerikan Donald Trump sot do t’i bënte presion Kosovës.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Aliçkaj ka thënë se të gjitha aktet që janë kryer së fundmi në veri janë ligjore dhe janë bërë për ta ruajtur shtetin. 

“Veriu është qetësuar, ka ftohje të marrëdhënieve pak mes ndërkombëtarëve dhe Qeverisë Kurti, mirëpo të gjitha aktet që janë kryer kanë qenë ligjor, e kemi ruajtur shtetin. Sikur të ishte problem veriu, Presidenti Trump te Ukraina për të vazhduar që të merren tokat që i ka marrë Rusia duhet bërë luftë edhe më të madhe. Presidenti Trump po thotë se nuk dëshiron luftë më, dëshiron paqe. Si të arrihet paqja, duhet gjetur njëfarë mesi dhe prapëseprapë Ukraina do të humbasë aty. Çështja e Kosovës, sikur ta kishim çështjen kur strukturat paralele vepronin, kur dinari i Serbisë vepronte, sikur t’i kishim këto çështje tani presidenti Trump, sikur që i thotë Ukrainës nuk mund të ju përkrah më, do të na thoshte edhe neve ‘e keni humbur veriun sepse e keni të bllokuar’. Tani duhet thënë Vuçiqit, Serbisë. Sikur të ishte problem veriu neve do të na thoshte ashtu, do të thoshte i keni bllokadat, serbët e Kosovës nuk po ju duan nuk mund t’i mbani ata. 


Aliçkaj: SHBA-së e Evropës, Qeveria Kurti ua ka bërë një të mirë të madhe

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa kanë përfituar nga Qeveria Kurti nëpërmjet normalizimit të veriut.

Ai ka thënë se veriu tashmë është i qetë dhe funksionon normalisht, teksa shtoi se dikur ka qenë i egër dhe me banda.

“SHBA-së, Kosovës dhe Evropës kjo Qeveri i ka bërë një favor të jashtëzakonshëm, sepse e ka rregulluar veriun. Unë isha dje në veri, isha në vizitë dhe i vizitova të gjitha vendet. Kalova te ura, shkova edhe në Banjskë...Veriu është ka funksionon normal, po frymon lirshëm, edhe serbët dhe shqiptarët ishin aty pa probleme. Veriu u kthye në gjendje normale. Dikur ke pasur një vend të egër në veri, banditesk...Shqiptarët dhe serbët janë frikësuar prej tyre (bandave v.j.). Qeveria Kurti ua ka bërë një favor të gjithëve me qetësimin e veriut”, ka thënë Aliçkaj në "Konfront" të KTV-së.

Veprimtari shqiptar u shpreh tutje se qetësimi i veriut është bërë edhe nëpërmjet vendimeve “që vendeve perëndimore s’iu kanë pëlqyer”.