Dy politikanët e njohur shqiptarë në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti e Ziadin Sela, të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, për zgjedhjet e ardhshme në këtë shtet.
Siç ka njoftuar BDI-ja në një paralajmërim, në Gostivar në mbrëmjen e së shtunës do të ketë “tubim madhështor” me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 8 maj.
Kandidat për president është Bujar Osmani.
BDI-ja është partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Aleanca për Shqiptarët e Selës ka gjashtë deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.