Mbarëvajtja e zgjedhjeve për të zgejdhur kryetarin e bashkësisë lokale në fshatin Besi nuk shkoi aq mirë të premten, sepse kishte përleshje mes banorëve.
Sipas këshilltarit të LVV-së, Feim Osmani, përveç përleshjes mes banorëve, kishte edhe lëndime.
Osmani tha po ashtu që nuk ishte prani të policisë kur ka ndodhur përleshja.
“Është e vërtetë që në fshatin Besi ka pasur përleshje, ku janë mbledhur edhe fshatrat e tjerë si Vranidolli, Tenezhdolli dhe Prugovci, e të tjerë që vijnë në Besi për të votuar ka pasur edhe përleshje mes banorëve atë ditë. Banorët që kanë ardhur nga Vranidolli janë përleshe mes vete më ç’rast kanë pësuar edhe lëndime trupore. Ajo që mund të them është që policia nuk ka qenë aty në momentin që ka ndodhur përleshja”.
Osmani thotë që procesi i këtyre zgjedhjeve është politizuar shumë.
Që nga fillimi i procesit të zgjedhjeve të anëtareve të bashkësive lokale është bërë që të vijnë persona meritorë dhe korrektë që i përfaqësojnë dinjitetshëm banorët. Mirëpo propozimet nuk janë të mira, janë shumë politike dhe nëse nuk kanë qenë drejtpërdrejt politike, kanë anuar nga politika dhe kjo ka bërë që të politizohet procesi”.
Që kishte përleshje mes banorëve në fshatin Besi, e thotë edhe drejtori i administratës, Bersant Beka.
Mirëpo, Beka deklaroi që në momentin e përleshjes, policia ishte aty dhe ka ndërhyrë.
“Në Besi na është dashur t’i anulojmë ato zgjedhje, sepse kemi pasur problem sa që u dashtë që të mblidhet policia dhe të intervenojë, kemi pasur edhe përleshje dhe goditje mes banorëve. Unë mund të them që përleshja nuk ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së kryetarit mirëpo besoj që kishte edhe arsye të tjera. Përleshja ka ndodhur në korridorin e shkollës. Policia ka intervenuar ka qenë aty sipas rregullave”.
Ai po ashtu tha se akuzat e opozitës për emërime politike të kryetarëve të bashkësive lokale, janë të pabaza.
“Jemi në fazën finale të përfundimit të zgjedhjeve të bashkësive lokale. Në këshillat lokal ka të bëjë më së paku me përzierje të partisë, por vetëm organizimi i brendshëm i kanë ngjyrimet politike që ne nuk mund ta ndalim për shkak se dikush mund të ketë simpati për partinë. Ne me manual e kemi ndaluar që anëtaret e partisë, nën degëve dhe degëve, e kanë të ndaluar të emërohen. Sa u përket akuzave të opozitës kjo është pak e ulët, z. Beqiri nga LVV-ja pati akuzuar në mbledhjen e kaluar të kuvendit komunal me akuza edhe më të rënda duke na thënë që po blejmë vota. Është shumë e ulët kjo gjë dhe unë jam munduar të jem korrekt, e po ashtu anëtari i cili është në komision është nga partia e tij dhe nuk e kuptoj si po mundet të thotë ai kështu ”.
Zgjedhjet për kryetar të bashkësive lokale në kryeqytet parashihet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.