Arbëri

Ahmeti: Kurti ka zhvilluar takime me Vuçiqin më shumë se secila qeveri tjetër

Amir Ahmeti

Kandidati për deputet nga “Koalicioni për Familjen”, Amir Ahmeti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar më shumë takime për dialog me presidentin serb Aleksandar Vuçiq se secila qeveri tjetër që ka qenë.

Sipas Ahmetit, Kurti i ka shkelur kushtet që i kishte paraqitur para se të bëhej kryeministër për të dialoguar me Serbinë.

“Qasja ndaj dialogut mendoj që ka qenë e gabueshme (flet për Qeverinë aktuale). Sepse dialogon, realizon marrëveshje, thërret implementimin e saj. Mosimplementimi i saj, nuk kalojmë në pikë të dytë. Kemi pasur kritika nga kjo Qeveri në të kaluarën se nuk dialogojnë pa marrëveshje për të pagjeturit, pa shpagimin e dëmeve të luftës, pa kthimin e borxhit e shumë gjërat të tjera, por realisht nëse e masim sa ka qenë Kurti në Bruksel për takime me Vuçiqin, është më shumë se secila qeveri tjetër që ka qenë para tij prej vitit 2011 kur kanë filluar bisedime. Nëse i thu partnerëve se i kam këto kushte dhe pastaj shkon në dialog pa asnjë kusht, tregon joseriozitet”, ka thënë ai në emisionin “KOHA për Zgjedhje”.


Ahmeti: Mungesa e ulëses në OKB e ka stagnu Kosovën në disa fusha

Kandidati për deputet nga “Listapër Familjen”, Amir Ahmeti, ka thënë se mungesa e ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka stagnu Kosovën në disa fusha, veçanërisht në tërheqjen e investimeve të huaja.

Ahmeti këto komente i bëri në emisionin “KOHA për zgjedhje” në KTV, ku po diskutohet për platformën e partive politike për politikën e jashtme.

“E para, Kosova ka nevojë për një ulëse në OKB. Mungesa e ulëses, Kosovën e ka stagnu edhe në investimet e huaja sepse statusi i moszgjidhur i Kosovës i ka lënë të frikësuar shumë investitorë dhe ulësja në OKB është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Ahmeti ka pasur kritika për mënyrën se si ka bërë politikë të jashtme Qeveria Kurti.

“Gjatë kohës sa Kosova e kërkon ulësen në OKB, duhet me pas shtrirje diplomatike në tërë botën. Mungesa e hapjeve të ambasadave të reja është një prej shkaqeve që s’kemi punë diplomatike të mire. Hera e fundit kur janë hap ambasada ka qenë ministër i Jashtëm, Bexhet Pacolli. Më nuk kemi ambasada të reja. Kjo e penalizon Kosovën në politikën e jashtme. Kosova e ka një ambasad në Afrikë, ndërsa Serbia mbi 35. Kjo jep me kuptu shumë, pse kemi ngecje në njohje. Në këtë mënyrë, si vend i ri, edhe përkundër mungesës së buxhetit, Kosova kish mujt me bo me sistemin “ambasador-at-large”, ku ai person do ta kishte selinë në Prishtinë, por do të kishte vepruar në një rajon të caktuar për të dhënë kontributin për të siguruar njohje për Kosovën”, ka thënë ai.