Arbëri

Ahmetaj: Janë pranuar 2300 pako me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar pika të ndryshme të rendit të ditës.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka paraqitur raportin e punëve të kryera deri tani.

"Periudha e votimit jashtë vendlindjes, kemi pranuar mbi 2300 pako nga jashtë. KQZ do të bëjë me pranimin e këtyre pakove deri me 15 tetor në mesnatë. Deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta. Deri në fund të kësaj jave do të kemi një numër të saktë. Shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar. Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për COVID”, thuhet në njoftim.

Ilir Gashi nga PDK-ja ka kërkuar sqarim se a lejohet apo jo tubimi i partive politike në objekte shkollore.

Sami Kurteshi ka folur për problemet e ruajtjes së materialeve të ndjeshme, meqë në objektin ku ruhen ato është privat. Kurteshi ka kërkuar sqarime se si ruhen ato.