Arbëri

Aeroporti i Shkupit pas incidentit me Osmanin: Vepruam në përputhje me ligjet

Aeroporti i Shkupit

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal sigurimi i Aeroportit të Shkupit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht. Këtë ia ka konfirmuar KOHËS këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina

Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV, në reagimin e saj pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi. 
Në reagim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët. 


“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil ... operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim. 
Tutje thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani

Presidenca: Osmani u pengua nga autoritetet maqedonase në aeroport, u tentua t’i merrej telefoni

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka tentuar t’ia marrë telefonin personal sigurimi i Aeroportit të Shkupit,...