Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur të martën në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Ata kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutash ilustroi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e lëshuar në Facebook.