Arbëri

Abdixhiku: Femicidi në Kosovë s’guxon të bëhet gjë e zakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj të martën në Pejë. 

Abdixhiku ka thënë se vrasja e grave nuk mund të normalizohet, pasi sipas tij, është alarm nacional. 

“Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella”, ka thënë ai, njoftoi LDK-ja përmes një komunikate. 

Abdixhiku më tej ka bërë thirrje për organet e rendit dhe të sigurisë që të veprojnë me përgjegjësi ndaj rastit të së martës. 

“Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrojtje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, ka thënë më tej ai.