Në Kosovë ka shkallë të lartë diskriminimi, thonë hulumtimet e fundit. Bazuar në to, gratë janë të ekspozuara ndaj diskriminimit, qoftë në familje, shkollë, vendin e punës, në vendimmarrje etj.
Qëllimi i këtij pyetësori është që të informohemi nga lexueset/it e “KOHËS” për raste konkrete diskriminimi, e edhe për perceptimin mbi diskriminimin në bazë gjinore.
Ju faleminderit që merrni pjesë në përpilimin e përmbajtjes!