Arbëri

41-vjeçari gjen para në Han të Elezit, i dorëzon në Polici

pare ilsutrim

Foto ilustrim

Një qytetar nga Podujeva ka gjetur një shumë të parave pranë një pike karburanti në Han të Elezit, e menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor, ka njoftuar Policia të dielën.

Autoritetet kërkojnë që pronari i parave të paraqitet në stacionin policor të Hanit të Elezit për t’i tërhequr ato, derisa falënderuan qytetarin F.Rr, 41-vjeçar për gjestin.

“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia e Kosovës publikon shpesh raste të tilla kur qytetarët gjejnë para në rrugë dhe kërkojnë pronarin e tyre.s