Prishtina ka pamje me shumë ndërtesa, të cilat ose janë ndërtuar së fundmi ose janë në ndërtim e sipër.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në të dhënat e publikuara në fund të vitit që lam pas, konstaton se është shtuar dukshëm numri i ndërtesave të banimit në kryeqytet.
Ka njohës të tregut që mendojnë se me rritjen e kërkesave është ngritur edhe çmimi i metrit katror, deri në 80 për qind.
Në Ulpianë, Lakërishtë, Dardani apo kudo tjetër në zonën e qendrës, çmimi për metër katror shkon deri në 2.500 euro.
Ekonomisti Jakup Bellaqa, thotë që për shkak të kërkesës së madhe është ngritur edhe çmimi i njësive të banimit.
Por si është e mundur të ketë aq kërkesë, kur sipas ASK-së një numër i konsiderueshëm i tyre janë të pabanuara.
Leutrim Retkoceri nga PDK, për këtë gjë po e len fajtor komunën për mosvotimin e Planit Zhvillimor.
Ai thotë që kjo po ndodh edhe për shkak të ndërtimit pa kritere që po bëhet në kryeqytet.
Kryeqyteti nuk ka Plan Zhvillimor që nga viti 2012 dhe asnjë prej qeverisjeve të fundit nuk ka mund ta kalojë në Kuvend Komunal.