Arbëri

16 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, Begaj: Dëshmoi se është anëtare e denjë

Bajram Begaj


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se ky vend e ka dëshmuar që është anëtar i denjë i NATO-s.
Kështu është deklaruar ai në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike. 
Ai ka thënë se gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vjet Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të pasur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, ka shkruar Begaj në Facebook.