Shtatë prej 10 personave më të votuar në listat e kandidatëve për deputetë dalin të jenë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nga procesimi i më shumë se 92 për qind e vendvotimeve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kandidati më i votuar me mbi 266 mijë vota.
Pas tij, i dyti është Glauk Konjufca, numri dy i VV-së, me 204 mijë e 599 vota.
Bedri Hamza, si kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, është personi i tretë më i votuar në Kosovë me 153 mijë e 789 vota.
Lumir Abdixhiku i LDK-së ka dalë personi i katërt më i votuar deri tash me 112 mijë e 474 vota.
Top-pesëshen e kompleton Faton Peci nga lista e VV-së me 99 mijë e 380 vota.
Tre ministrat Hekuran Murati i Financave, Albulena Haxhiu e Drejtësisë dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, kanë marrë më shumë vota se Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.
Donika Gërvalla-Scharwz kompleton top-dhjetëshen e njerëzve më të votuar deri tash.
- Albin Kurti (VV) - 266,798 vota
- Glauk Konjufca (VV) - 204,599 vota
- Bedri Hamza (PDK) - 153,789 vota
- Lumir Abdixhiku (LDK) - 112,474 vota
- Faton Peci (VV) - 99,380 vota
- Hekuran Murati (VV) - 97,193 vota
- Albulena Haxhiu (VV) - 92,029 vota
- Xhelal Sveçla (VV) - 87,975 vota
- Memli Krasniqi (PDK) - 87,288 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz (VV) - 81,862 vota
