Horoskopi ditor - 22 Apr 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot mund të tërhiqeni dhe t’i mbani ndjenjat sekret nga të tjerët. Ju ndoshta mund të ndieni nevojë të fshiheni dhe të kërkoni privatësi. Nuk është gjë e keqe. Në fakt është kohë e mirë të jeni vetëm dhe të mendoni për veten. Ju mund edhe të eksploroni disiplina mistike dhe shpirtërore.
Demi
20 prill - 20 majSot ju doni të kontaktoni një shok apo ndoshta anëtar të një grupi. Është e rëndësishme për ju. Në fakt, ju mund të ndjeheni më mbështetës sesa zakonisht ndaj dikujt. Anasjelltas ju mund të kontaktoni dikë, sepse keni nevojë për mbështetjen e tij emocionale. Kontaktojeni dikë sot.
Binjakët
21 maj - 20 qershorShqetësimet profesionale dhe të biznesit e kanë vëmendjen tuaj sot. Gjithsesi, sot po ashtu është një ditë kur jeta juaj intime dhe personale duket të jetë më publike sesa zakonisht. E keni të vështirë t’i fshihni gjërat.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikUdhëtimet sot do të jenë zgjidhje ideale për juve, sepse ju doni të zgjeroni botën tuaj dhe të ndiheni se po bëni diçka ndryshe. Kjo është, sepse ju doni pak stimulim dhe aventurë në jetën tuaj. Çlirohuni nga rutina. Tundini pak gjërat.
Luani
23 korrik - 22 gushPër disa arsye ju prireni të identifikoheni me diçka në pronësi tuajën. Kjo është arsyeja pse ju ndoshta nuk doni t’i jepni hua dikujt: ose mund të ndiheni posesiv për diçka. Po ashtu ju mund të gjeni veten duke u detyruar të mbroni diçka që në të vërtetë nuk ka rëndësi.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMe hënën në anën e kundër të shenjës suaj sot, ju do ta ktheni vëmendjen drejt marrëdhënieve të juaja më personale. Fatkeqësisht, nëse keni konfrontim me dikë, do të jetë më emocional dhe shumë i ngarkuar. Shkëlqeni. Mos e bëni punë të madhe për asgjë (për të mirën tuaj).
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot ju mund të detyroheni t’i vendosni dëshirat dhe nevojat e dikujt tjetër para atyre personale. Mos u shqetësoni, ju nuk do të jeni martir. Kjo është thjesht çfarë po ndodh. Në fakt, mund t’ju duket e kënaqshme të ndihmoni dikë që ka nevojë për ndihmën tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMund të jetë e vështirë t’i fshihni ndjenjat nga të tjerët sot. (Nëse ju pëlqen dikush, duhet ta lini zemrën të presë). Kjo është sepse në marrëdhëniet tuaja me të tjerët, ju do ta projektoni veten më emocionale sot. Do ta ndieni veten më të afërt me fëmijët.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKjo është dita perfekte për t’u tërhequr dhe pushuar në mjediset e shtëpisë suaj. Ju doni privatësi, paqe dhe qetësi. Ju nuk po tregoheni antisocial – thjesht keni nevojë për kohë për të reflektuar. Mund t’ju kujtohen kohë nga fëmijëria.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot komunikimet tuaja me të tjerët do të ndjehen si më të rëndësishme se zakonisht. Në thelb, kjo është sepse ju keni diçka për të thënë. Si shkak i kësaj, ju doni që dikush të ju dëgjoj. Si rezultat, ju mund të ndjeheni të paduruar apo të irrituar me biseda sipërfaqësore.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot përvojat tuaja emocionale do të jenë më intensive sesa zakonisht. Kjo mund të jetë sepse ju do të takoni dikë që është i vështirë: apo sepse diçka ndodhë që ju ndikon në anën psikologjike. Po ashtu ju mund të doni diçka që mund të jetë e dikujt tjetër.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot hëna është në shenjën tuaj, që do t’ju bëjë më emocional sesa zakonisht. Gjithsesi, do t’ju bëjë më të ndjeshëm. Oh po, ndenja juaj e merimangës është e aktivizuar. Rezultati është që ju mund të jeni kërkues emocionalisht apo emocionalisht bujarë. Por fati juaj do të përmirësohet.