Horoskopi ditor - 20 Apr 2025
Dashi
21 mars - 19 prillKeni tendencën të pranoni ofertën që do t’ju paraqitet në pjesën e parë të ditës, por do të ishte lëvizje e zgjuar nëse do të prisnit derisa t’ju ofrohen edhe disa oferta të tjera. Nuk keni nevojë të nxitoni. Keni të gjithë kohën e nevojshme.
Demi
20 prill - 20 majImagjinata juaj do të punojë vazhdimisht këtë javë dhe kjo mund të sjellë si rezultate pozitive, ashtu edhe negative. Gjithçka varet nga gatishmëria juaj për të marrë këshilla nga shokët dhe anëtarët e familjes. Dëgjoni të gjithë se çfarë po thonë, më pas vendimin e merrni ju.
Binjakët
21 maj - 20 qershorAjo çfarë ju është thënë në fillim të javës do të ketë kuptim për ju, por disa ditë më vonë do ta vëreni që nuk keni kuptuar asgjë. Arsyeja është se procesi juaj i të menduarit do të ndryshojë tërësisht. Kurrë më nuk do të jeni i njëjti person.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikGjërat po shkojnë si duhet në atë mënyrë sa për t’i arritur marrëveshjet e duhura në ditët në vijim. Gjithçka duhet të bëni është të tregoheni të matur dhe të duruar. Analizoni mjaftueshëm, por mos u zhytni shumë në hollësi.
Luani
23 korrik - 22 gushKëto ditë do ta keni më të lehtë të komunikoni me partnerin dhe të dashurit tuaj. Por duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me informacionet që do të bëni publike. Disa gjëra është më mirë t’i mbash për vete.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNuk do ta kuptoni se si do të ndodhë, por në ditët në vijim bota juaj do të kthehet përmbys. Megjithëkëtë gjërat ndryshojnë shpejt dhe pa kaluar shumë kohë do të kuptoni se e gjithçka ka hyrë në rrugën e duhur. Thjesht mos iu ndani qëllimit tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDikush me të cilin nuk shkoni shumë mirë do t’ju vlerësojë shumë ditën e sotme, dhe jo pa arsye, mirëpo ju do të jeni dyshues. Mos u shqetësoni, ka mundësi që vërtet të jenë gëzuar që po punoni mirë. Njerëzit mund t’ju befasojnë atëherë kur nuk e prisni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNëse keni ndonjë ide se si të punoni drejt përparimit të një projekti në punë, flisni me shefin. Ata mund t’i pranojnë sugjerimet tuaja. Nëse nuk doni që nga fundi i muajit të mbesni keq për para, keni kujdes se si po i harxhoni tani.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNëse jeni të zgjuar dhe të shpejtë, mund t’i impresiononi njerëzit me idetë guximtare javën që vjen. Nëse gjeni rrugën e duhur, mund të bëni shumë para. Ditët i keni pasur shumë të ngarkuara me punë, kështu që nga fundi i javës largohuni pak nga qyteti.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarJeni në humor të mirë dhe edhe sot do të dini si të veproni në të gjitha situatat me të cilat do të përballeni. Mos e sforconi veten fizikisht apo emocionalisht. Zakonisht jeni shumë praktik dhe të shpejtë, kështu që nuk do të keni vështirësi.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPersonat e afërt janë shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, por sot do të mund takoni njerëz që do t’ju lënë shumë përshtypje. Mundohuni t’i inkuadroni në shoqërinë tuaj, pasi ia vlen. Jini të hapur për këshilla dhe informata të reja. Nuk i dini gjithmonë të gjitha.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKujdesuni për paratë sa më shumë të mundeni, por mos jini shumë ngurrues për gjërat e duhura, pasi kohë më të mira po vijnë. Mundohuni ta kuptoni këndvështrimin e një kolegu në punë, ndonëse nuk është se pajtoheni plotësisht me të. Të gjitha mendimet kanë rëndësi.