Horoskopi ditor - 27 Apr 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk do të keni kohë për diçka tjetër përpos punëve të përditshme. Miqtë kanë disa ide interesante, por duhet t’i lini që vetë të merren me to pa praninë tuaj. Kanë ndodhur disa zhvillime dhe nuk mund t’i shmangni më shumë, edhe pse më shumë do të kënaqeshit duke bërë diçka më kreative.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni shumë të lumtur me punën që është bërë në prapavijë, ndonëse keni ftesa që të bëheni pjesë e një ngjarjeje ekipore. Kjo nuk do të ndodhë derisa t’i arrini synimet që ia keni vënë vetes, pasi jeni gati të dilni nga guaska dhe t’u tregoni të gjithëve se çfarë jeni në gjendje të bëni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ndikoheni gjithmonë nga atmosfera përreth. Ndonëse njerëzit do të thonë se asgjë nuk po shkon keq, ndryshimi dhe rrëmuja po jua largojnë nga rehatia. Nuk mund ta lejoni që t’ju shqetësojë kjo gjendje, por sa më pak që reagoni, aq më lehtë do të hiqet kjo atmosferë e çuditshme.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni person shumë interaktiv dhe kjo do t’ju sjellë ftesa për disa ngjarje. Ju mungojnë aktivitetet argëtuese që do të mund t’i kishit në këtë periudhë të vitit, por do të provoni të bëheni pjesë e ngjarjeve virtuale nga shtëpia. Shfrytëzojeni mundësinë për t’i futur në përdorim aftësitë tuaja kreative.

Luani

23 korrik - 22 gush

Është mirë të dilni me një mik që është i vetmuar kurdo dhe kudo që mundeni. Jo vetëm që do t’ia ndreqni ditën, por edhe do të kënaqeni kur e dini që i keni ndihmuar dikujt dhe ia keni ndryshuar gjendjen emocionale. Një ftesë e papritur për një takim profesional do të jetë arsyetim i mirë për të blerë rroba të reja.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një projekt i ri do të jetë arsyeja për t’u lumturuar. Mezi prisni për të nisur me këto plane. Një i afërm në moshë do t’jua japë disa sugjerime të mrekullueshme për dhurata, të cilat doni t’ua bëni më të dashurve tuaj. Po shpresoni të shpenzoni shumë kohë me një person të veçantë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Dini shumë mirë t’i menaxhoni paratë dhe e dini mirë se ku duhet t’i shpenzoni. E dini se çfarë vlen për ato para e çfarë jo. Do të vijë një moment kur do të duhet ta pranoni se të tjerët nuk i kanë pikëpamjet e njëjta me ju, kur bëhet fjalë për të shpenzuar për gjësende festive.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Përgatituni që të jeni në qendër të vëmendjes, nëse ju jepet mundësia që ta shfaqni kreativitetin tuaj. Njerëzit e tjerë mezi presin të jenë kryesorët, sidomos kur bëhet fjalë për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve online të cilat duken se janë argëtuese. Çfarëdo që po synoni, thjesht jini vetvetja dhe do të keni sukses.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kur jeni në shtëpi, në punë apo te të dyja, mos ngurroni të punoni në formë grupore. Edhe nëse zakonisht punoni vetë, dikush do t’jua ofrojë dorën për t’ju ndihmuar. Ndoshta nuk do të keni nevojë për ta, por kanë nevojë që t’ju ndihmojnë në njëfarë mënyre.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Po ju pengojnë shumë rrethanat. Kjo ndikon që të mos mund të përqendroheni si duhet. Gjithashtu po harroni më shumë se zakonisht, kështu që kontrollojeni orarin dhe sigurohuni se nuk keni harruar për të shkuar ndokund. Një koleg mund t’jua rikujtojë se kanë kërkuar nga ju ta udhëhiqni një ekip të inovatorëve kreativë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një person i afërt do të kërkojë ndihmë nga ju për një organizatë bamirëse. Gjithmonë i mbështesni nismat me qëllim të mirë, por mos u befasoni nëse angazhimi juaj aty do të zgjasë më shumë se një ditë. Marrja e rolit të udhëheqësit do t’ju falë përvojë të mrekullueshme.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Buxheti i përbashkët, sigurimi i së ardhmes, puna dhe shëndeti janë çështje që po ju sillen nëpër kokë. Mundohuni t’i përballoni të gjitha në mënyrë sa më praktike që mundeni. Po qe se tregoheni të organizuar në punë, kjo mund t’ju sjellë rritje page.