Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi Thiago Silva do të kthehet te skuadra braziliane, Fluminense. 39-vjeçari do të largohet nga Chelsea në fund të edicionit dhe tashmë ka firmosur për dy vjet me skuadrën ku nisi karrierën.
Silva do ta mbajë fanellën me numrin 3 te Fluminense.
Ai do t’i bashkohet skuadrës së re pas një muaji, ndërsa do të filloi me ndeshje më 10 korrik.