Klubi italian, Genoa, ka konfirmuar të mërkurën që Patrick Vieira është trajner i ri i skuadrës. Mbetet të shihet nëse vendimi do të ketë ndikim në të ardhmen e Mario Balotellit, që iu bashkua skuadrës së Genoas më pak se një muaj më parë.
Vieira dhe Balotelli ishin bashkëlojtarë tek Interi dhe Manchester City, por prishën raportet kur Vieira ishte trajner në Nice. Balotelli më pas kaloi te Marseille.
Vieira është prej emrave të mëdhenj të futbollit francez.