Arsim Thaqi është trajner i ri i skuadrës së futbollit Prishtina.
Klubi i kaltër të shtunën u nda me francezin Jean-Michel Cavalli.
Dhe të dielën e zyrtarizoi Thaqin, që kthehet në krye të skuadrës prishtinase.
"Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi, do ti udhëheqë 'bardhëe kaltërit' deri në fund të këtij sezoni. 53 vjeçari kishte qenë pjesë e Prishtinës në të kaluarën si trajner dhe si drejtor sportiv. Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku. Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës", ka njoftuar Prishtina.
Prishtina është jashtë garës për titull.