Futboll

Zyrtare, Thaqi te Gjilani

Armend Thaqi

Armend Thaqi është zyrtarizuar si futbollist i ri i Gjilanit.

Thaqi së fundmi ishte te Cluji, por e shkëputi kontratën ditë më parë.

31-vjeçari vlerësohet si njëri prej futbollistëve më të mirë të krahut të djathtë në elitën e futbollit kosovar.

“Ai është rikthyer për ngjyrat ‘kuqebardh’”, ka shkruar Gjilani të dielën në mbrëmje.

Thaqi ka fituar shumë trofe në futbollin e Kosovës, ndërsa me Ballkanin luajti edhe në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka disa paraqitje në miqësore.