Futboll

Zyrtare: Pollozhani emërohet trajner i Ballkanit

Artim Pollozhani

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani të hënën e ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, Artim Pollozhanin. 42-vjeçari, Pollozhani më herët ka qenë pjesë e Ballkanit si ndihmëstrajner i Ilir Dajës.

Tashmë, Pollozhani do ta zëvendësoje Dajën në postin e trajnerit në klubin suharekas. Pollozhani si ndihmëstrajner ka punuar edhe te Partizani i Tiranës. 

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të Ballkanit. Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona”, ka shkruar Ballkani.