Futboll

Zyrtare, Morata i bashkohet Milanit

Alvaro Morata

Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, është lojtar i ri i Milanit.

Klubi italian  të premten e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit. Morata është transferuar nga Atletico Madridi. 

Morata, që e udhëhoqi si kapiten Spanjën drejt titullit të Evropës, ka firmosur për katër vjet, me opsion për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Milani ka njoftuar se Morata e ka zgjedhur fanellën me numër 7.