Futboll

Zyrtare: Mbappe firmos me Real Madridin

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe spanjolle Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen të hënën.

Mbappe me Realin ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Ai klubit madrilen i bashkohet nga Paris Saint-Germaini. 

"Real Madridi dhe Kylian Mbappe kanë arritur marrëveshje që ai të jetë lojtar i Realit për pesë stinorët e ardhshëm", thuhet në komunikatën e Real Madridit. 

Mbappe 25-vjeçar fitoi titullin botës me Francën në vitin 2018. 

Deri më tash ai kishte luajtur vetëm për skuadra franceze, fillimisht te Monaco dhe në shtatë stinorët e fundit te PSG-ja. Ai nga PSG-ja largohet si lojtar i lirë, pasi nuk e vazhdoi kontratën. Në vitin 2021, Parisi refuzoi një ofertë prej 180 milionë euro të Realit për Mbappen.