Juventusi ka konfirmuar transferimin e Douglas Luizit nga Aston Villa për 50 milionë euro.
Mesfushori brazilian iu bashkua gjigantit të Serie A të dielën.
“Është zyrtare – Douglas Luiz është lojtar i Juventusit! Braziliani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri më 30 qershor të vitit 2029”, ka shkruar Juventusi në faqen zyrtare.
Douglas Luiz ka shënuar 10 gola në të gjitha garat me Aston Villan në edicionin e kaluar.