Futboll

Zyrtare, Bayerni firmos me Olisen

Michael Olise

Michael Olise është lojtar i ri i Bayernit. Sulmuesi 22-vjeçar është transferuar në skuadrën nga Munihu prej Crystal Palace. Me gjigantin bavarez ka firmosur për pesë vjet.

Bayerni është pajtuar të paguajë 51 milionë euro për Olisen, sa ishte klauzola për lirimin e tij nga Crystal Palace. Mund të paguhen edhe 5 milionë të tjera në bonuse, varësisht nga paraqitjet.

“Diskutimet me Bayernin ishin shumë pozitive dhe jam shumëë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh. Është sfidë e madhe dhe një gjë të cilën e kam kërkuar. Dua të testohem në këtë nivel dhe të jap kontributin tim për të fituar sa më shumë tituj që është e mundur”, ka thënë Olise.