Katër futbollistë shqiptarë janë ftuar te përfaqësuesja U21 e Zvicrës për ndeshjen ndaj Shpresave të Shqipërisë.
Zvicra U21 të enjten shpalli listën ku janë edhe emrat e Albian Hajdarit, Leon Avdullahut, Ardon Jasharit e Valmir Matoshit.
Zvicra e pret Shqipërinë më 6 shtator. Më 10 shtator helvetikët luajnë ndaj Malit të Zi. Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Evropian.