Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri janë dy futbollistët shqiptarë të ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Por Zvicra do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka dhe mesfushorin Ardon Jashari.
Xhaka ka marrë leje nga Yakino, pasi pritet të bëhet baba për herë të tretë, kurse Jashari u lëndua të mërkurën në ndeshjen kthyese të Club Brugget ndaj Aston Villas.
Zvicra ndeshjen e parë e luan të premten e ardhshme ndaj Irlandës së Veriut, kurse më 25 mars ndaj Luksemburgut.