Futboll

Zvicra fton futbollistin që nuk i ndahet stolit në kategorinë e dytë angleze

Isaac Schmidt

Futbollisti 25-vjeçar, Isaac Schmidt, ka luajtur më shumë minuta për St. Gallenin këtë edicion se për Leeds Unitedin, ndonëse mbrojtësi është pjesë e ekipit të kategorisë së dytë angleze që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar.

Schmidt ka luajtur vetëm 25 minuta në ligë, së fundi në dhjetor. Dhe tani është ftuar nga përfaqësuesja e Zvicrës në futboll.

“Mbeta i befasuar edhe vet. Mora një thirrje nga një numër që nuk e njihja dhe përnjëherë dikush fliste gjermanisht. Më tha që është Murat Yakin”, ka pranuar Schmidt, shkruan “Blick”.

Por pse një rezervist i vazhdueshëm bëri vend te Zvifra?

“Është një argument i rëndësishëm në favor të nominimit të Schmidit – profili i tij i veçantë që asnjë lojtar tjetër i Zvicrës nuk e ka. Schmidti mund të luajë në krahun e majtë apo të djathtë të mbrojtjes, në mbrojtjen me katër e pesë lojtarë. Miqësoret ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut i ofrojnë Yakinit mundësi të mirë për të vendosur nëse Schmidt mund të jetë opsion afatgjatë për mbrojtjen e Zvicrës”, shkruan “Blick”.

Ndonëse nuk po luan, ai thotë se stërvitjet në Leeds janë të ritmit shumë të lartë. Ai pritet ta fitojë rastin në njërën prej ndeshjeve.