Futboll

Zulfiu e shënon golin e parë në Kazakistan

Iljasa Zulfiu

Ish-sulmuesi i Dukagjinit të Klinës, Iljasa Zulfiu, e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Kazakistanit.

Zulfiu të shtunën gjatë ditës me Zhenisin u inkuadrua në minutën e 82-të, ndërsa golin e shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Por, goli i Zulfiut nuk i ka mjaftuar Zhenisit që ta shmangë disfatën 2:1 në shtëpi nga Yelimay Semey. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë.

Mysafirët shënuan në minutën e  61-të dhe të 77-të për 2:0.

Te vendësit deri në minutën e 82-të luajti Arb Manaj.

Zhenisi zë vendin e 11-të me shtatë pikë, kurse Yelimay Semey ka 11 pikë.