Një zonë pranë stadiumit “Etihad”, ku tifozët ishin mbledhur dy orë para ndeshjes Manchester City – Club Brugge në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve, është kapluar nga zjarri.
Zjarri kishte nisur në një kioskë pranë hyrjes kryesore të stadiumit pak para orës 18:00.
Tifozët ishin mbledhur për t’i parë nga afër transferimet e muajit janar.
Por, kjo ngjarje ishte ndërprerë në gjysmë, pasi turma e njerëzve ëhstë evakuuar nga stafi i sigurimit.
Ndërkohë, ka ardhur edhe ndihma e zjarrfikësve.
Por kjo nuk do të ndikojë në nisjen e ndeshjes ashtu siç ishte planifikuar.
City ka postuar në platformën “X” se ndeshja do të nis në orën 21:00 dhe se të gjitha hyrjet në stadium për tifozët, janë të hapura si zakonisht.
Kampioni në fuqi i Premier Leagues, City, duhet të fitojë për të arritur në fazën nokaut.
Pas prezantimit të Rebecca Knaak dhe Aemu Oyama, radhën e kishin futbollistët Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov.
Por, City e ndërpreu prezantimin e tyre.
A closer look at the fire at the #ManCity Merchandise stand at the Etihad Stadium. 😳 pic.twitter.com/L3Xm0OEvOt
— City HQ (@City_HQs) January 29, 2025
A fire has broken out directly outside the Etihad Stadium tonight.
— City Xtra (@City_Xtra) January 29, 2025
🎥 @JamAntonioTV pic.twitter.com/mXKjnvkV7x