Futboll

Zhegrova sërish vendimtar te Lille

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka qenë sërish vendimtar te skuadra e Lillet, që të dielën fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Rennesit në kuadër të Ligue 1 të Francës.

Zhegrova me asistim të Jonathan Davidit, realizoi me gjuajtje të saktë nga zona në fundin e pjesës së parë.

Për sulmuesin e Kosovës ishte goli i tetë në 18 paraqitjet e edicionit aktual.

Ai i ka edhe dy asistime.

Megjithatë, Zhegrova ishte i pafat në fundin e ndeshjes.

E la fushën në minutën e 87-të shkaku i një lëndimi në kofshën e këmbës së majtë.

Skuadra e tij po vazhdon me formë të mirë.

Humbjen e fundit e ka pasur më 17 shtator.

Lille ndeshjen e radhës e luan të mërkurën në udhëtim te Bologna në Ligën e Kampionëve.