Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Aston Villas, raporton “La Voix du Nord”.
Mediumi francez njofton se Zhegrova ka tejkaluar lëndimin e këmbës së majtë, që e pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës ndaj klubit elitar të Anglisë.
Aston Villa e fitoi javën e shkuar ndeshjen e parë, 2:1, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet të enjten në Lille.
Reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova, është prej lojtarëve të rëndësishëm te skuadra franceze. 25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 41 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.