Edon Zhegrova me Lillen e ka eliminuar Fenerbahçen e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho nga Liga e Kampionëve.
Lille kaloi në plejofin e “Championsit” falë fitores së arritur në ndeshjen e parë në Francë me rezultatin 2:1. Ndeshja kthyese e zhvilluar të martën mbrëma në Stamboll përfundoi 1:0 për ekipin turk pas 90 minutave. Kështu që fituesi u përcaktua në shtesa. Lille realizoi gol nga penalltia në minutën e 118-të dhe kaloi tutje.
Në minutën e 91-të Bafode Diakite shënoi autogol për ta dërguar ndeshjen kthyese të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Feneri kërkoi edhe shënimin e golit të dytë gjatë vazhdimeve. Por ishte skuadra franceze që shënoi për barazimin 1:1, rezultat me të cilin u mbyllën 120 minutat. Golin e kualifikimit e shënoi Jonathan David në minutën e 118-të.
Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 80-të u ndëshkua me karton të verdhë.