Skuadra e Lillet do të luajë pa Edon Zhegrovën edhe këtë fundjavë në elitën e futbollit francez.
Trajneri i Lillet, Bruno Genesio, të premten në konferencë për shtyp deklaroi se Zhegrova ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Lille të dielën nga ora 15:00 e pret Auxerren, në kuadër të javës së 30-të të Ligue 1.
Zhegrova është jashtë fushës që nga 14 dhjetori.
Te Lille janë të brengosur për situatën që po e kalon reprezentuesi i Kosovës.
“Zhegrova nuk është gati për të luajtur në ndeshjen e së dielës. Kam besim se ai do të kthehet. Shpresoj se do ta shohim përsëri në fushë para përfundimit të këtij edicioni”, ka thënë Genesio.
Zhegrova ka problem me muskujt aduktorë.
Para lëndimit, 26-vjeçari Zhegrova po kalonte superformë.
Në 21 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Zhegrova, ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.