Futboll

Zhegrova: Do të kthehemi më të fortë

Edon Zhegrova

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegrova, të shtunën ka reaguar pas disfatës që e pësoi Kosova ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 3:0.

Zhegrova në rrjetet sociale ka theksuar se do të kthehen më të fortë.

“Ne do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë juve qe na përkrahni”, ka shkruar 25-vjeçari.

Ndesha ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së parë të Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” ndeshjen e radhës do ta kenë ndaj Qipros të hënën. Në Grup me Kosovën është edhe Lituania.