Futboll

Zeqiri vendimtar në fitoren e Standard Lieges

Andi Zeqiri

Sulmuesi Andi Zeqiri ishte vendimtar në fitoren e Standard Lieges të shtunën pasdite me rezultatin 2:1 ndaj Sint-Truidenses. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të kampionatit belg.

Zeqiri i shënoi dy golat e fitores për Standard Liegesin në pjesën e parë.

Golin e parë, Zeqiri e shënoi në minutën e 34-t. Ndërsa golin e dytë e realizoi nga penalltia në minutën e 45-të. Ai luajti deri në minutën e 73-të. 

Zeqiri këtë edicion ka katër gola dhe një asistim në nëntë ndeshje të luajtura. 

Te Standard de Liegesi u huazua për një vit në afatin kalimtar të verës nga Genku.