Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka kontribuar me gol në fitoren e Elfsborgut. Të dielën, skuadra e Elfsborgut ka arritur fitore me rezultat 3:1 ndaj Malmos në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit suedez.
Zeneli realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 34-të. Ai shënoi gol të bukur nga distanca. Suedezi Simon Hedlund shënoi për 2:0 në minutën e 63-të. Ndërsa goli i tretë për Elfsborgun u shënua në minutën e 74-të nga një autogol i mbrojtësit Martin Olsson. Mesfushori Sebastian Jorgensen realizoi golin e vetëm për Malmon në minutën e 80-të. Ky është goli i dytë këtë edicion për Zenelin. Shkaku i një lëndimi Zeneli luajti vetëm pjesën e parë. Te Malmo mbrojtësi Elison Makolli u paraqit deri në minutën e 68-të.
Pas fitores Elfsborgu renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë. Molmo është në vend të parë me 18 pikë.