Futboll

Zeneli shënon gol të bukur në fitoren e Elfsborgut

Arber Zeneli

Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka kontribuar me gol në fitoren e Elfsborgut.
Skuadra e Elfsborgut të hënën ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Siriusit, në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit suedez.


Zeneli e shënoi golin e parë për Elfsborgun në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. Ai realizoi supergol nga goditja e dënimit.
Golin e dytë e realizoi suedezi Per Frick në minutën e 59-të. 
Për 29-vjeçarin Zeneli, ky ishte goli i parë këtë edicion në Suedi. 

Ai u paraqit deri në minutën e 79-të. 
Dion Krasniqi në lojë u inkuadrua në minutën e 79-të.
Elfsborgu me këtë fitore renditet në vendin e 13-të me shtatë pikë.


Supergoli i Arbër Zenelit

Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka shënuar gol të bukur për Elfsborgun.

Zeneli ka realizuar në minutën e pestë shtesë të pjesë së parë.

Skuadra e Elfsborgut është duke fituar 1:0 ndaj Siriusit në ndeshjen që i takon xhiros së gjashtë të elitës së futbollit suedez.