Futboll

Zeneli lë gjurmë në fitoren e thellë të Elfsborgut

Arbër Zeneli Elfsborg

Arbër Zeneli ka vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën e Elfsborgut.

Sulmuesi i krahut, pasi shënoi e asistoi dy herë në fundjavë në kampionatin suedez, pati paraqitje të mirë edhe të enjten në kuadër të Ligës së Evropës.

Elfsborgu mposhti 5:2 në ndeshjen kthyese skuadrën qipriote, Paphos, dhe avancoi në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm, 8:2.

Zeneli e kompletoi ndeshjen. E vendosi rezultatin përfundimtar me golin që e shënoi pesë minuta para fundit.

Vëllau i Arbërit, Besfort Zeneli, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.