Futboll

Zeneli fiton thellë në përballjen ndaj Celinës

Arber Zeneli

Pas dy golave të shënuar në edicionin aktual në Allsvenskan të Suedisë, Arbër Zeneli ka vazhduar me paraqitje të mira edhe të mërkurën.

Zeneli dhe Elfsborgu mposhtën thellë 6:1 skuadrën e Bersant Celinës, AIK-un, në ndeshjen e xhiros së nëntë të elitës së futbollit suedez.

Zeneli asistoi në golin e dytë dhe të tretë të Elfsborgut, kurse Celina e realizoi golin e vetëm të mysafirëve.

 

 

Celina ndërkohë realizoi për 5:1 në minutën e 73-të me gjuajtje të saktë nga distanca.

Arbër Zeneli u zëvendësua në minutën e 79-të nga vëllai i vogël, Besforti, kurse Dion Krasniqi ishte në bankën rezervë te vendësit.

Celina e kompletoi ndeshjen tek AIK-u.

Elfsborgu në vendin e tetë ka 13 pikë, një më pak se AIK-u.