Mesfushori i Elfsborgut, Besfort Zeneli, ka debutuar me humbje te Përfaqësuesja e Suedisë.
Suedia u mposht të shtunën mbrëma në udhëtim nga Luksemburgu me rezultatin 1:0 në ndeshje miqësore.
Zeneli luajti vetëm në pjesën e parë.
Golin e fitores për vendësit e realizoi Seid Koraq në minutën e 23-të.
Zeneli u ftua nga Suedia për herë të parë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Suedia të martën nga ora 19:00 e luan ndeshjen tjetër miqësore me Irlandën e Veriut.
Besforti është vëllai i Arbër Zenelit, që për kohë të gjatë luajti për Kosovën.
22-vjeçari Zeneli në të kaluarën ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.