Futbollisti Besfort Zeneli ka asistuar në njërin prej katër golave të fitores së Elfsborgut ndaj Siriusit me rezultat 4:3.
Ndeshja Elfsborg – Sirius u zhvillua të mërkurën, në kuadër të xhiros pestë të elitës së futbollit suedez.
Zeneli asistoi në golin e minutës së 68-të. Ai kompletoi takimin.
Elfsborgu nga pesë ndeshje ka fituar dhjetë pikë.