Futboll

Zelanda e Re kualifikohet në Botëror

Zelanda e Re

Zelanda e Re e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet vitin tjetër.

Në finale të kualifikimeve të Oqeanisë, Zelanda e Re të hënën e mposhti Kaledoninë e Re me rezultatin 3:0. Ndeshja u zhvillua në Zelandë të Re para 25 mijë shikuesve.

Në gjysmëfinale të kualifikimeve, Zelanda e Re fitoi 7:0 ndaj Fixhit, ndërsa Kaledonia e Re mposhti Tahitin me rezultatin 3:0.

Për herë të parë Oqeania ka pasur një vend të rezervuar në kualifikimet për Botëror. Kualifikimet në Oqeani nisën në shtator të vitit të kaluar.

Vetëm edhe Japonia e ka siguruar kualifikimin. Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja kualifikohen si nikoqire.