Futboll

Zeka shpallet më i miri i xhiros së dytë

Mevlan Zeka

Sulmuesi i Suharekës, Mevlan Zeka, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll. 

Zeka ishte shënues i dy golave në fitoren e Suharekës ndaj Dukagjinit me rezultatin 3:1. 

“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment. Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit”, ka thënë Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

Është xhiroja e dytë që ylli i javës zgjidhjet pa u kompletuar e gjithë xhiroja.