Liga e Kampionëve

Zbulohet lojtari i ndeshjes Real Madrid – Manchester City

Phil Foden

Phil Foden i Manchester Cityt është shpallur lojtar i ndeshjes me Real Madridin. Foden shënoi supergol në barazimin 3:3.

“Ai shfaqi partneritet të shkëlqyer me Bernardo Silvan. Ofroi aftësi të pacenuara teknike dhe bëri punë të madhe. Fodeni u shfaq në momentin vendimtar kur gjeti këndin e portës së Real Madridit. Ai kishte ndikim, punoi shumë dhe kishte paraqitje me stil”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.