Futboll

Ylli i dikurshëm i Romës e Interit arrestohet për trafikim droge

Radja Nainggolan

Ish-reprezentuesi i Belgjikës, Radja Nainggolan është arrestuar si pjesë e një hetimi lidhur me trafikimin e kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut, ka njoftuar zyra e prokurorit publik në Bruksel.

Policia federale e Brukselit kreu 30 kontrollime të hënën në mëngjes, kryesisht në zonën e Atwerpenit dhe brenda e përreth Brukselit, si pjesë e hetimit. Zyra e prokurorit konfirmoi se lojtarit i ishte “privuar liria në lidhje me këtë rast”.

Hetimi është i fokusuar në importin e supozuar të kokainës nga Amerika e Jugut përmes portit të Antwerpit dhe rishpërndarjen e saj në Belgjikë.

Nainggoolan ishte disa muaj pa klub, ndërsa nisi së fundi të luaj për ekipin belg të kategorisë së dytë, Lokeren-Temse. Fundjavën e kaluar, në ndeshje debutuese, ai shënoi gol nga goditja e dënimit.
Mesfushori 36-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje për Belgjikën.

Në nivel klubesh kulmin e ka arritur te Roma dhe tek Interi në Serie A. Ka luajtur edhe për skuadra të tjera.