Futboll

Yamali largohet nga përfaqësuesja, kthehet te Barcelona

Lamine Yamal

Sulmuesi Lamine Yamal është larguar nga kampi stërvitor i Spanjës.

Yamal ka pasur një shqetësim fizik pas ndeshjes ndaj Danimarkës. Ai ishte larguar nga fusha duke çaluar. Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, të hënën, lëndimi i Yamalit nuk është serioz. Ai ka mbingarkesë muskulore.

Supertalenti do t’i mungojë Spanjës në ndeshjen ndaj Serbisë të martën.

Raportohet se 17-vjeçari do t’i mungojë edhe Barcelonës në ndeshjen ndaj Sevillas në fundjavë. Yamal pritet të kthehet në fushë për ndeshjet ndaj Bayern Muenchenit dhe Real Madridit.