Futboll

Yamal shkëlqen në fitoren e Barçës

Yamal

Supertalenti Lamine Yamal ka shkëlqyer në fitoren e re të Barcelonës.

Të dielën, Barça fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Gironas, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.

Yamal, që u shpall më i miri i ndeshjes, shënoi golin e parë dhe të dytë. Ai shënoi fillimisht pas gjysmë ore lojë e më pas në minutën e 37-të.

Për 3:0 shënoi Dani Olmo në minutën e 47-të. Për Olmon ishte goli i tretë rresht. Olmo i ka tri ndeshje e tri gola për Barcelonën.

Pedri shënoi golin e katërt për Barçën në minutën e 64-t.

Cristhian Stuani shënoi golin e vetëm për Gironan në minutën e 80-të.

Barcelona ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 15 pikë. Është shkëputur katër pikë nga Real Madridi dhe Villarreali.


Yamal shkëlqen në pjesën e parë

Talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shënuar dy gola në pjesën e parë në ndeshjen e Barcelonës ndaj Gironas.

Barcelona është duke triumfuar me rezultatin 2:0 ndaj Gironas në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.

Yamal golat i shënoi në minutën e 30-të dhe 37-të.